E REOfertë nisjeje: auditim sigurie dhe onboarding falas për 10 klientët e parë.Rezervo vendin →
TREVIONIT & SIGURI KIBERNETIKE

FALASAuditim i infrastrukturës dhe sigurisë për klientët e rinj

IT, siguri kibernetike dhe backup për bizneset e Kosovës.

Ne monitorojmë, mbrojmë dhe mirëmbajmë kompjuterët, rrjetin dhe të dhënat e kompanisë suaj 24/7, me një çmim fiks mujor. Ju merreni me biznesin, ne me teknologjinë.

Nga €200 në muaj · Pa kontratë afatgjatë · Mbështetje në shqip

Zgjidhjet

Një partner për IT-në, sigurinë dhe të dhënat

Tri shtylla që punojnë bashkë, të menaxhuara nga i njëjti ekip dhe me një faturë mujore.

Menaxhim IT

Çdo kompjuter i përditësuar dhe i monitoruar.

Monitorim 24/7, përditësime automatike dhe helpdesk që zgjidh problemet në distancë.Mëso më shumë

Siguri kibernetike

Kërcënimet kapen para se të bëjnë dëm.

Antivirus i menaxhuar, EDR, monitorim SIEM, MFA dhe trajnim kundër phishing.Mëso më shumë

Mbrojtje e të dhënave

Backup i testuar, rikthim në orë, jo në ditë.

Backup automatik i serverëve, kompjuterëve dhe Microsoft 365, me kopje jashtë zyrës.Mëso më shumë

Rezistencë kibernetike

Të mbrojtur para, gjatë dhe pas një sulmi

Siguria nuk është një program që instalohet një herë. Është një proces që e ndjekim çdo ditë.

1Para

Ulim rrezikun

Përditësime, MFA, firewall i konfiguruar mirë dhe staf i trajnuar ta njohë phishing-un.

2Gjatë

Kufizojmë dëmin

EDR izolon pajisjen e infektuar dhe monitorimi SIEM na njofton menjëherë.

3Pas

Rikthejmë punën

Rikthim nga backup-i i testuar dhe raport i qartë për çfarë ndodhi dhe si ta parandalojmë.

Mbrojtje e plotë, në çdo paketë

Siguria kibernetike nuk është shtesë me pagesë: është pjesë e çdo pakete të Trevion.

Rezervo auditimin falas

Menaxhim IT

Çdo pajisje nën kontroll, nga një vend

Me platformën tonë RMM shohim gjendjen e çdo kompjuteri në kohë reale, instalojmë përditësimet automatikisht dhe zgjidhim problemet në distancë, shpesh para se t’i vini re.

  • Monitorim 24/7 dhe alarme
  • Përditësime për Windows dhe aplikacione
  • Qasje e sigurt në distancë
  • Inventar i pajisjeve dhe licencave
Shiko paketat

Siguri kibernetike

Siguri që punon edhe kur ju flini

Kombinojmë antivirus të menaxhuar, EDR dhe monitorim SIEM me rregulla të qarta: MFA për çdo llogari, fjalëkalime të forta dhe staf i trajnuar.

  • Microsoft Defender dhe EDR
  • Monitorim SIEM i ngjarjeve
  • MFA dhe politika qasjeje
  • Simulime phishing për stafin
Shiko paketat

Mbrojtje e të dhënave

Të dhënat tuaja, gjithmonë të rikthyeshme

Backup automatik i serverëve, kompjuterëve dhe Microsoft 365, me kopje jashtë zyrës dhe teste të rregullta rikthimi. Sepse një backup i patestuar nuk është backup.

  • Backup i serverëve dhe kompjuterëve
  • Email, OneDrive dhe SharePoint
  • Kopje jashtë zyrës
  • Test rikthimi çdo muaj
Shiko paketat

Shërbimet

Edhe gjithçka tjetër që i duhet zyrës suaj

Helpdesk IT

Mbështetje për stafin në distancë: kompjuterë, printerë, email, aplikacione dhe punonjës të rinj.

Rrjeti dhe firewall

FortiGate, Cisco Meraki, MikroTik, Aruba: konfigurim, VPN, Wi‑Fi i ndarë dhe monitorim.

Projekte IT

Zyrë e re, migrim firewall-i, rrjet Wi‑Fi ose auditim i thellë sigurie, me çmim të qartë.

Premtimet tona

Të qarta që në ditën e parë

24/7monitorim i sistemeve, çdo ditë të vitit
1 orëpërgjigje për raste kritike në paketën Secure
€0për auditimin e parë të infrastrukturës dhe sigurisë
30 ditënjoftim për ndërprerje, pa kontratë afatgjatë

Paketat mujore

Zgjidhni nivelin që i përshtatet biznesit tuaj

Çmim fiks sipas numrit të pajisjeve. Zgjidhni numrin e kompjuterëve tuaj:

Numri i pajisjeve

Essential

Për zyra të vogla

€200/ muaj

  • Monitorim 24/7 me platformë profesionale RMM
  • Përditësime automatike (patch management)
  • Antivirus dhe mbrojtje endpoint
  • Mbështetje në distancë, E Hënë–E Premte 08–17
  • Tiketa me email dhe ndjekje statusi
  • Raport mujor për gjendjen e sistemeve

Përgjigje brenda 8 orëve

Zgjidh Essential
MË E ZGJEDHURA

Professional

Për biznese në rritje

€350/ muaj

Gjithçka nga Essential, plus:

  • Mbështetje e pakufizuar në distancë
  • Backup dhe rikuperim i të dhënave
  • Menaxhim firewall dhe rrjeti
  • Microsoft 365 dhe siguri e email-it
  • 1 vizitë on-site në muaj
  • Rishikim sigurie çdo 3 muaj

Përgjigje brenda 4 orëve

Zgjidh Professional

Secure

Për të dhëna të ndjeshme

€550/ muaj

Gjithçka nga Professional, plus:

  • EDR/XDR me monitorim të avancuar
  • SIEM dhe analizë e logeve
  • Trajnim anti-phishing për stafin
  • Mbështetje 24/7 për raste kritike
  • Vizita on-site sipas nevojës
  • Plan vjetor IT dhe auditim sigurie

Përgjigje brenda 1 ore për raste kritike

Zgjidh Secure

Çmimet nuk përfshijnë TVSH. Pajisje = kompjuter ose laptop. Serverët: €50/muaj secili. Licencat e palëve të treta (p.sh. Microsoft 365) dhe pajisjet ofertohen veçmas. Ndalim me 30 ditë njoftim.

Pse IT në distancë

Më shpejt, më e sigurt dhe më e lirë se një IT në zyrë

Një ekip i tërë me çmimin e një pjese të rrogës, që nuk shkon me pushime dhe nuk e merr dijen me vete kur largohet.

KrahasimiIT i punësuarIT sipas thirrjesTrevion
KostojaRrogë e plotë, kontribute dhe pushime çdo muajPaguani çdo thirrje dhe çdo orëÇmim fiks mujor, nga €200
ShpejtësiaVaret nëse është në zyrëPritni orë ose ditë për teknikunLidhemi në distancë brenda minutash
QasjaRregullon kur dikush ankohetVjen vetëm pasi diçka prishetProaktive: problemet kapen para se t’ju ndalojnë
DisponueshmëriaNjë person, me pushime dhe ditë sëmundjejeKur tekniku ka kohëEkip dhe monitorim 24/7
DokumentimiNë kokën e tijZakonisht asnjëI shkruar dhe i juaji
Siguria kibernetikeVaret nga njohuritë e një personiRrallë përfshihetE përfshirë në çdo paketë

Keni tashmë një IT? E mbajmë dhe e forcojmë: i japim mjetet, monitorimin dhe mbështetjen e nivelit të dytë (co-managed IT).

Si funksionon

Nga auditimi te qetësia, në katër hapa

01

Auditimi falas

Vijmë në zyrë dhe kontrollojmë rrjetin, sigurinë, backup-in dhe pajisjet.

02

Raporti dhe oferta

Brenda 5 ditëve: rreziqet kryesore, çka rekomandojmë dhe një çmim i qartë.

03

Onboarding në 1 javë

Instalojmë agjentët, dokumentojmë gjithçka dhe aktivizojmë backup-in.

04

Mbështetje çdo ditë

Hapni tiketë me email ose telefon; monitorimi kap shumicën e problemeve para jush.

Rreth nesh

Trevion – Technology & Engineering

Trevion është kompani kosovare për IT support dhe siguri kibernetike. Ekipi ynë ka përvojë shumëvjeçare në IT support, administrim rrjeti dhe sistemesh, dhe siguri kibernetike.

Kemi bashkëpunuar me kompani amerikane dhe kanadeze duke mbështetur klientët e tyre në distancë. Tani i sjellim të njëjtat standarde edhe për bizneset në Kosovë.

Kujt i shërbejmë

Klinika dhe ordinancaZyra ligjoreKontabilistëCall center dhe outsourcingLogjistikëKolegje dhe shkollaOJQHotele dhe restorante

Teknologjitë me të cilat punojmë

Microsoft 365Microsoft DefenderFortiGateCisco MerakiMikroTikArubaWindows ServerWazuh SIEMSynology

Flasim shqip, pa zhargon

Raporte dhe përgjigje të qarta, që i kupton çdo pronar.

Gjithçka e dokumentuar dhe e juaja

Fjalëkalimet dhe dokumentimi mbeten në pronësinë tuaj.

Siguria e para

Llogari të veçanta, MFA dhe log për çdo qasje te sistemet tuaja.

Pyetjet më të shpeshta

A duhet t’i ndërrojmë pajisjet që kemi?

Jo. Punojmë me pajisjet që keni dhe rekomandojmë ndryshime vetëm kur ka rrezik ose kur ju kursen para.

Çka nëse na duhet dikush fizikisht në zyrë?

Professional përfshin një vizitë në muaj, Secure vizita sipas nevojës. Për Essential vijmë me tarifë kur problemi nuk zgjidhet në distancë.

A ka kontratë afatgjatë?

Jo. Paguani çdo muaj dhe mund ta ndërprisni me 30 ditë njoftim.

Kush ka qasje në të dhënat tona?

Vetëm ekipi i Trevion, me llogari të veçanta dhe MFA. Nënshkruajmë marrëveshje për përpunimin e të dhënave, dhe ju i zotëroni fjalëkalimet dhe dokumentimin.

Kemi tashmë një IT. A na duhet Trevion?

Shpesh po. Ai mbetet; ne i japim mjetet, monitorimin, sigurinë dhe e zëvendësojmë kur mungon.

Çka llogaritet si “pajisje”?

Çdo kompjuter ose laptop i punonjësve. Serverët kushtojnë €50 në muaj secili. Firewall-i, switch-et dhe Wi‑Fi menaxhohen brenda paketave Professional dhe Secure.

Kontakt

Trevion e mban biznesin tuaj të sigurt dhe në punë.

Na shkruani ose na telefononi. Ju përgjigjemi brenda një dite pune.

Rezervoni auditimin tuaj falas

Butoni hap programin tuaj të email-it me mesazhin të gatshëm.